10% zbritje për çdo sistem gjatë gjithë muajit prill.

Çfarë është programi për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme sme në Shqipëri?

Ky është një Program i përbashkët i Qeverisë Italiane dhe Qeverisë Shqiptare, me synim përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shqiptare, duke i mbështetur me kredi me interesa të ulëta dhe me fond të garantimit të kredive, për të favorizuar kryerjen e investimeve për zhvillimin e tyre në një klimë sa më të përshtatshme financimi. Programi financohet nga Qeveria Italiane dhe përfshin dy instrumenta të rëndësishëm financiare në favor të SME-ve shqiptare.
Të gjitha subjektet: persona fizikë ose juridikë, të cilët zotërojnë ose përfaqësojnë ndërmarrje mikro, të vogla ose të mesme (SME) dhe që aktualisht ushtrojnë një aktivitet sipërmarrje ose që dëshirojnë të fillojnë një aktivitet (start-up) në Shqipëri.
  • Shoqëria është e regjistruar në Shqipëri;
  • Jo më pak se 51% e kapitalit të shoqërisë zotërohet nga shtetas shqiptar;
  • Qarkullimi vjetor jo më i lartë se 10 milion Euro;
  • Numri i punonjësve jo më i lartë se 250-të.

Vlera për projekt: nga 50,000 Euro deri në 500,000 Euro;

Qëllimi i Kredisë:

  • Jo më pak se 70% e kredisë do të përdoret për blerjen e makinerive, pajisjeve, teknologjisë, asistencës teknike, liçensave industriale, mirëmbajtje, pjesë këmbimi dhe lëndë e parë me origjinë italiane;
  • Jo më shumë se 10% e kredisë mund të përdoret për blerjen e lëndës së parë, që lidhet me investimin kryesor;
  • Jo më shumë se 30% e kredisë mund të përdoret për mbulimin e kostove lokale ose nga vende të tjera fqinje në zhvillim.

Vlera për projekt: nga 15,000 Euro deri në 50,000 Euro

Grupi i Synuar: Ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme të krijuara rishtas (Start up) ose ekzistuese.

  • Jo më pak se 40% e kredisë mund të përdoret për blerjen e makinerive, pajisjeve, teknologjisë, asistencës teknike, liçensave industriale, mirëmbajtje, pjesë këmbimi dhe lëndë e parë me origjinë italiane;
  • Jo më shumë se 60% e kredisë mund të përdoret për mbulimin e kostove lokale ose nga vende të tjera fqinje në zhvillim.
  • Taksa lokale, taksa doganore, TVSH;
  • Investime në sektorin e kohës së lirë dhe zbavitjes (Lojëra Fati, Bar e Restorante), të pasurive të patundshme, të armatimeve, ilaçeve dhe pijeve alkoolike, duhanit dhe nënprodukteve të tij, të prodhimit dhe produkteve të ndaluara për importimin dhe eksportimin nga vendet e BE-së mbi bazën e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Norma maksimale e interesit që aplikohet:
  1. Deri në 3% për kreditë në Euro
  2. Deri në 4% për kreditë në Lek
  • Afati i shlyerjes së kredisë nga 3 – 8 vjet.
  • Periudha e shtyrjes (pagesa vetëm e interesit) nga 1 deri në 2 vjet.
  • Projekte të SME-ve të sektorit prodhues, eksportues, agrokulturë dhe agroushqimor;
  • Projekte për prodhimin natyror të energjisë;
  • Projekte të Teknologjisë së Komunikimit dhe Informacionit;
  • Projekte që krijojnë vende të reja pune;
  • Projekte me impakt të ulët në ambjent;
  • Projekte në zona/ parqe industriale;
  • Projekte të krijuara rishtas nga emigrantë shqiptarë me banim në Itali.
Nëse projekti i paraqitur nga SME-ja do të vlerësohet prioritar, ai përfiton 2 vjet periudhë “Grace”, mospagim të principalit (paguhet vetëm interesi) dhe një mbulim me garanci deri në 60% të shumës së kredisë së kërkuar.
Bankave Tregtare Private dhe Institucionet Financiare jo Bankë, partnerë të Programit. Për të aplikuar, ju lutemi kontaktoni një nga institucionet financiare të mëposhtëme, për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për të marrë kredi të butë.

Ne ju këshillojmë

Na lini numrin tuaj të telefonit për informacion më të detajuar.