Zhvilloni biznesin tuaj duke investuar në Energji të pastër.

ÇFARË ËSHTË PROGRAMI PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË
MESME SME NË SHQIPËRI?

Ky është një Program i përbashkët i Qeverisë Italiane dhe Qeverisë Shqiptare, me synim përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shqiptare, duke i mbështetur me kredi me interesa të ulëta dhe me fond të garantimit të kredive, për të favorizuar kryerjen e investimeve për zhvillimin e tyre në një klimë sa më të përshtatshme financimi. Programi financohet nga Qeveria Italiane dhe përfshin dy instrumenta të rëndësishëm financiare në favor të SME-ve shqiptare. 

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Të gjitha subjektet: persona fizikë ose juridikë, të cilët
zotërojnë ose përfaqësojnë ndërmarrje mikro, të vogla ose të mesme (SME) dhe që aktualisht ushtrojnë një aktivitet sipërmarrje ose që dëshirojnë të fillojnë një aktivitet
(start-up) në Shqipëri.

KRITERET E PRANUESHMËRISË

• Shoqëria është e regjistruar në Shqipëri;
• Jo më pak se 51% e kapitalit të shoqërisë zotërohet nga shtetas shqiptar;
• Qarkullimi vjetor jo më i lartë se 10 milion Euro;
• Numri i punonjësve jo më i lartë se 250-të.

KRITERET E KREDISË PËR SME-të

Vlera për projekt: nga 50,000 Euro deri në 500,000 Euro;
Qëllimi i Kredisë:
• Jo më pak se 70% e kredisë do të përdoret për blerjen e
makinerive, pajisjeve, teknologjisë, asistencës teknike, liçensave industriale, mirëmbajtje, pjesë këmbimi dhe lëndë e parë me origjinë italiane;
• Jo më shumë se 10% e kredisë mund të përdoret për blerjen e lendës së parë, që lidhet me investimin kryesor;
• Jo më shumë se 30% e kredisë mund të përdoret për mbulimin e kostove lokale ose nga vende të tjera fqinje në zhvillim.

KRITERET E KREDISË PËR “PROJEKTET E
VOGLA”

Vlera për projekt: nga 15,000 Euro deri në 50,000 Euro
Grupi i Synuar: Ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme të krijuara rishtas (Start up) ose ekzistuese.

Qëllimi i Kredisë:

• Jo më pak se 40% e kredisë mund të përdoret për blerjen e makinerive, pajisjeve, teknologjisë, asistencës teknike, liçensave industriale, mirëmbajtje, pjesë këmbimi dhe lëndë e parë me origjinë italiane;
• Jo më shumë se 60% e kredisë mund të përdoret për mbulimin. e kostove lokale ose nga vende të tjera fqinje në zhvillim.

ÇFARË NUK MUND TË FINANCOHET?

• Taksa lokale, taksa doganore, TVSH;
• Investimeve në sektorin e kohës së lirë e zbavitjes (Lojëra Fati, Bar e Restorante), të pasurive të patundshme, të armatimeve, ilaçeve dhe pijeve alkolike, duhanit dhe nënprodukteve të tij, të prodhimit dhe produkteve të ndaluara për importimin dhe eksportimin nga vendet e BE mbi bazën e marrëveshjeve ndërkombëtare.

CILAT JANË KRITERET E KREDISË?

Norma maksimale e interesit që aplikohet:

deri në 3% për kreditë në Euro
deri në 4% për kreditë në lek

• Periudha e shlyerjes së kredisë nga 3 – 8 vjet.
• Periudha “Grace” ku paguhet vetëm interesi, nga 1 deri në
2 vjet.

CILAT PROJEKTE JANË PRIORITETET I PROGRAMIT?

CILAT JANË PËRFITIMET E PROJEKTEVE
PRIORITARE?

Nëse projekti i paraqitur nga SME-ja do të vlerësohet prioritar, ai përfiton 2 vjet periudhë “Grace”, mospagim të principalit (paguhet vetëm interesi) dhe një mbulim me garanci deri në 60% të shumës së kredisë së kërkuar.

KU DUHET TË APLIKONI:

Financimi nga Linja e Kredisë realizohet nëpërmjet
Bankave Tregtare Private dhe Institucionet Financiare jo Bankë, partnerë të Programit. Për të aplikuar, ju lutemi kontaktoni një nga institucionet financiare të mëposhtëme, për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për të marrë kredi të butë.

Nëse projekti juaj plotëson kushtet e pranueshmërisë për financim nga Linja e Kredisë, por keni mungesë kolaterali, Fondi i Garancisë së Programit mundëson ofrimin e garancive në trajtën e kolateralit, duke ju mbuluar deri në 50% të riskut potencial në shlyerjen në afat të kredisë për projektet standarde, dhe deri në 60% për projektet prioritare të SME-ve.

Kontaktoni me ekipin tonë për informacion më të detajuar!
sqShqip